Policia e Shtetit ka bërë me dije se sot prej orës 13:00 asnjë pikë kalimi me Greqinë nuk do jetë funksionale për kalimin e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se do lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë shtetësi greke dhe leje qëndrimi të përhershme në vendin fqinj.

Po ashtu bëhet me dije se do lejohen të kalojnë vetëm kamionët dhe e njta gjë bëhet dhe më pikat kufitare me Maqedoninë ëe Veriut. Përjashtim bën dogana e Qafë Thanës në të cilën kalimi vijon normalisht.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00, nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu  Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndrësa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re