Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, zhvilluan një takim me drejtuesit e Bashkive Mat e Klos, prefekt e nënprefekt, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe atyre në varësi të pushtetit lokal.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe pòliicisë së shtetit ka qenë efektiv. Në fjalën e tij ministri Lleshaj tha se duhen ndëshkuar në maksimum ndotësit e mjedisit nëpërmjet hedhjes së inerteve që dëmtojnë rëndë turizmin në vendin tonë.

Lleshaj u ndal edhe tek lufta ndaj mbjelljes së kánabisit. Ai tha se pòliicia e shtetit nuk mund të jetë thjeshtë korrëse e bimës së kánabisit, por zbatuese e kodit penal i cili ndëshkon rëndë edhe zyrtarët të cilët kanë nën juridiksion kontrollin e territorit të tyre.

Gjithashtu Lleshaj kërkoi që strukturat vendore e ato të pòliicisë të punojnë më shumë për të mbrojtur pyjet, jo vetëm nga prerjet, por edhe nga gjuetia e paligjshme, të cilat ndikojnë negativisht në turizëm.

“E kam thënë dhe e them, që pòliicia nuk është brigada e korrjes së kánabisit, pòliicia do të dalë të korrë zyrtarët që kanë përgjegjësi për këto sipërfaqe”, u shpreh Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re