Fax News u interesua pranë interpol dhe nëpermjet burimeve mësoi se SPAK ende nuk ka dorezuar urdhër arrestin ndërkombëtar. Policia ka kryer disa herë kontrolle në banesën e ish kryeprokurorit dhe banesa te tjera të të afermve të tij por nuk është gjendur nga blutë. Sipas informacioneve blutë kanë dërguar relacion në Spak, për mosgjetjen e tij.

Fax Nws u interesua pranë SPAK, por ky institucion tha se janë duke u kryer procedurat. “SPAK është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”, tha zyrtarisht Prokuroria e Posaçme. Sipas të dhënave SPAK, është në pritje të vendimit të zbardhur, po procedura nuk e pengon ti drejtohet interpol edhe me vendimin e shkurtuar, sa kohe ka të dhëna të bazuara që ish kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.

Ndërsa burime nga Apeli i GJKKO-së, bëjnë me dije se vendimi nuk është zbardhur ende dhe se afati për zbardhjen e tin është 1 muaj. Dënimi është i formës së prerë dhe menjëherë i ekzekutueshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re