Skip to content

Policia nxitoi të deklaronte se është hequr pa ‘asnjë problem’, granata ende para banesës në Laprakë, banorët të alarmuar

270a3647 4cf8 477a bc16 533d2a55535b

Një granatë është gjetur pranë banesës së ish-komandatit të FNSH-së në Laprakë. Me një njoftim shumë pak të detajuar, policia nxitoi që të deklaronte se në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Po ashtu policia bënte me dije se granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem. Por nga një vëzhgim i Fax News në këto momente në terren, është konstatuar se granata nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes dhe se forca të policisë po mbajnë të rrethuar akoma perimetrin e sigurisë.

Banorët e zonës janë shprehur shumë të shqetësuar, duke pohuar jashtë kamerave se kanë që prej orës 17:00 që po presin që ekspertët të heqin atë nga vendi ku është gjetur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me procesin e heqjes së granatës nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që banorët ndihen të frikësuar./faxweb