Edhe pse policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacion për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kavajë, ende nuk ka një informacion për vendndodhjen e tij.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raportoi se 31-vjeçari Rexha, teksa i është afruar Arjan Gosës në ambientet e jashtme të një lokali, e ka pyetur këtë të fundit nëse ishte ai personi, dhe më pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

“Policia e Tiranës, Kavajës dhe e Durrësit po punojnë për të mësuar vendodhjen e Habib Rexhës, 31-vjeçarit i cili mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Arjan Gosën, vëllain e Edmond Gosës, i cili u vra në muajin mars të këtij viti. Pavarësisht se policia ka ofruar 10 mijë euro për të gjithë personat që mund të japin detaje për vendndodhjen e 31-vjeçarit, deri më tani në polici nuk ka ardhur asnjë informacion për Habib Rexhën.

Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashme është afruar, e ka pyetur nëse ai ishte Arjan Gosa dhe pasi ky i fundit e ka konfirmuar, ai e ka qëlluar me plumb në kokë dhe është larguar në drejtim të qytetit të Durrësit”, raportoi gazetari Musaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re