Policia ka zbuluar dhe asgjesuar 1777 fidanë dhe bimë kanabis në disa territore të vendit, në kuadër të megaoperacionit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni u krye në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, ku u angazhuan 300 forca policore dhe 9 dronë.

Në kërkim janë shpallur katër persona. Konkretisht në Elbasan janë proceduar penalisht dy inspektorë pyjesh dhe një kryetar fshati, të akuzuar për shpërdorim detyre. Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona në Elbasan pasi iu gjetën 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Më konkretisht policia ka zbuluar:

– Në Skrapar u asgjesuan 1000 fidanë kanabiss, të cilat u gjetën të mbjella në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore në territorin e njësisë administrative Gjerbës. Si rezultat, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, një 39 vjeçar nga Skrapari.

– Në Elbasan u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies 252 bimë kanabis. Policia gjeti 160 bimë në fshatin Seltë, për të cilat shpalli në kërkim autorin 53 vjeçar, i cili banon në Tiranë. Nisi procedimi për tre të tjerë, dy inspektorë pyjesh si edhe për kryetarin e fshatit Seltë ku u gjet droga.

Në Librazhd u gjetën dhe asgjësuan 92 bimë të tjera kanabis. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë kanabis. Për këtë, policia ka shpallur në kërkim dy persona.

– Në Krujë u asgjesuan 195 bimë narkotike në fshatin Cudhi Kamp ndërkohë që ende nuk dihet se kush qëndron pas kultivimit të tyre.

– Në Lezhë u gjetën 330 bimë kanabis të mbjellja në fshatin Malecaj. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re