Policia ka asgjesuar 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe në tokë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Në Krujë u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 794 fidanë të dyshuar cannabis sativa në zonat e pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe.

Në Lezhë u gjetën 200 fidanë cannabis sativa në fshatin Zimaj. Ndërsa në Shkodër u gjetën 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në territorin e fshatit Vukpalaj. Gjithashtu vijojnë hetimet për të gjetur autorët e këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re