Në 24 orë, policia ka zhvilluar dy operacioni anti-drogë, duke vënë në pranga tre persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë dy persona duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë një 19-vjeçar, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA.

Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, u finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas, Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, operacionet policore antidrogë, të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”.

Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko