Policia Rrugore e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për manovrën që shumë shoferë bëjnë gjatë parakalimit.
Policia paralajmëron shoferët se pasi kryejnë parakalimin në anën e majtë të rrugës duhet të kalojnë sërish në të djathtë.
Kushdo që qëndron në anën e majtë të karrexhatës edhe kur rruga është bosh do të gjobitet.
Policia Rrugore TiranëKujdes!Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.