Pas incidenteve të fundit që janë regjistruar në stadium, Policia e shtetit do të marrë nën përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në stadiumin “Air Albania”, pasi janë evidentuar raste që nëpër ndeshje janë futur persona që nuk kishin prerë fare bileta. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false.

 

TAULANT BALLA

MINISTR I BRENDSHËM

“ Portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false, çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale.”

 

Ministri theksoi se të gjithë ata persona që kapen me biletë false do shoqërohen në polici e më pas do nisë hetimi.

 

TAULANT BALLA  

MINISTR I BRENDSHËM

 “Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal. Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka. Nga pamjet filmike I sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale.”

 

Në 12 tetor kuqezinjtë luajnë ndaj Republikës Çeke në Tiranë dhe interesimi për të qenë në “Air Albania” është tepër i madh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re