Prej më shumë se 3 orësh qytetarët vijojnë të protestojnë kundër rritjes së çmimeve që kanë shënuar rekorde në të gjithë vendin. Një pjesë e qytetarëve protestues janë ende në rrugët kryesore të kryeqytetit due protestuar por kanë hasur në ndërhyrjen e efektivëve të policisë të cilët janë përpjekur t’i largojnë.

Protestuesit janë shprehur të revoltuar nga ndërhyrja e policisë dhe kanë thënë se ndaj tyre po silleshin si rusët në Ukrainë.

Një prej të rinjve protestues: Jo more vlla ne nuk jemi në Ukrainë që të vuajmë kështu. Policia këtu po sillet siç sillen rusët në Ukrainë. Nuk na nxjerr dot neve prej këtu si të jemi kriminela sepse kriminelat janë në parlament. Këtu është bërë si burg publik. Në çdo vend qeveria ka marrë masa ndërsa neve këtu nuk po bëjnë asgjë sepse nuk prodhojmë asgjë. As miell nuk prodhojmë, siç prodhon Serbia këtu që e mbylli direkt eksportin.

Po çfarë po bëhet këtu? Nuk ka mbetur asgjë. Fshatrat kanë mbetur të shkretuar. I ka përzënë të gjithë të rinjtë. Neve këtu nuk po na tepron asgjë nga rroga jonë. Ndërsa Rama dhe të tjerët që marrin miliona lekë në muaj na thonë shtërngoni dhëmbët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re