Policia ka ngritur një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Rreth pesë autobusë dhe mjete personale nuk lejohen të shkojnë në Pikën Kufitare të Kapshticës për t’u larguar më pas për në Greqi.

Vetëm pak më parë u lirua radha në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa të gjithë qytetarët që prisnin me ditë apo orë të tëra u lejuan të kalojnë falë marrëveshjes në mesditë mes Shqipërisë e Greqisë e cila është e vlefshme.

Mësohet se janë ndaluar rreth 200 persona në dalje të Bilishtit nga Policia ndërkohë në Kakavijë pavarësisht shtyrjes së orarit vijojnë ende radhët e gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re