Adriatik Llalla bëjnë me dije burime nga Policia e Shtetit është shpallur zyrtarisht në kërkim kombetar për akuzat me të cilat e ka dënuar gjykata.

Ai ka dalë nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit 2 javë më parë me biletë udhëtimi drejt shtetit Italian.

Në këtë mënyrë mbetet e paqartë si Adriatik Llalla është larguar në mënyrë kaq të thjeshtë dhe kaq hapur nga vendi ynë, në një kohë kur GjKKO e kishte dënuar me dy vite burg për fshehje të pasurisë.

Ish-kryeprokurori kishte dërguar çështjen në Apelin e Posaçëm dhe duhej të priste vendimin e kësaj gjykate, por ai ka ikur dy javë para se të jepej vendimi.

Fax News ka siguruar ditën e sotme dhe një foto të Adriatik Llallës nga një stacion treni në Itali, sipas burimeve. Ai mësohet se ka ikur për mjekim, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia pak me pare ka ushtruar dhe kontroll ne shtepine e Llalles dhe ka dale duarbosh, ashtu sic pritej, pasi te gjitha informacionet ishin qe ish-kryeprokurori nuk ndodhet brenda vendit. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re