Policia ka vijuar operacionin “fijet” edhe në kryeqytet ku janë çmontuar mbi 40 kamera sigurie deri më tani.

 

Sipas burimeve, 12 pajisje monitoruese janë hequr në zonën e “Ali Demit”, “Rrugën e Elbasanait” atë të Kavajës nga komisariati numër 1.

 

Ndërkohë komisariati numër tre ka hequr nga rrugët dhe ndërtesa të ndryshme më shumë se 10 kamera.  Pajisje te paligjshme janë konstatuar edhe nga komisariati numër katër, ku deri më tani në zonën e “5 majit” e “Freskut” janë çmontuar mbi 20 kamera.

 

Ende nuk dihet nëse ka persona të proceduar apo jo, ndërsa detajet e aksionit pritet të bëhen publike në orët në vijim.

 

Deri më tani në të gjithë vendin janë hequr 185 kamera, pjesa më e madhe e të cilave dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re