Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e Selenicës, ku kanë humbur jetën 8 persona.
Informacionet policore bëjnë me dije se autori i kësaj masakre është një 24-vjeçar.
“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”



