Protesta të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin e Holandës pas vendimit të qeverisë për masa kufizuese disa javore me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19. Përplasja e turmës me policinë është bërë shkak për akte dhune nga të cilat janë plagosur dy protestues ndërkohë që janë lënduar edhe efektiva të policisë.

Të paktën dy persona mbetën të plagosur mes protestave në Roterdam të Holandës, pasi forcat e policisë hapën zjarr drejt trumës së zemëruar që po protestonte kundër masave të reja të izolimit për pandeminë e Covid 19, si dhe për mosdakordësinë për rregullin e vendosur nga qeveria për të mos hedhur fishekzjarre natën e vitit të ri.

Zemërimi i qytetarëve kaq qenë i fortë duke u shoqëruar me dhunë ndaj policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë, fishekzajrre dhe iu kanë vënë flakën makinave të punonjësve të rendit.

Qyteti i Roterdamit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe stacioni i trenit është mbyllur.

Të paktën 20 persona janë arrestuar, ndërkohë që sipas një zëdhënësi të policisë, forcat e rendit kanë qenë të detyruar të qëllonin në shenjë paralajmërimi, pasi jeta e tyre po vihej në rrezik.

Reagimet e qytetarëve holandezë me protesta kanë vazhduar sapo qeveria lajmëroi për një izolim tre- javor, për shkak se numri i të prekurve me virusin Covid-19 po rritej në nivelet më të larta që nga fillimi i pandemisë. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Hagë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re