Skip to content

Policia rrethoi PD-në/ Pas Ramës, vjen reagimi nga Erion Braçe: Krimet kanë prova, prokurorët janë aty!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Braçe i është kundërpërgjigjur deklaratës të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit i cili kërkoi që policia të lejojë median të futet brenda këtij institucioni.

Më tej, Braçe deklaron se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve ndërsa shton se krimet nuk janë propagandë, por krimet janë në prova dhe prokurorët i ka aty.

“Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen prokurorëve dhe prokurorët i ka aty. Minimi i ligjit nga kushdo është krim”shkruan Braçe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb