Kjo situatë pritet të vijoi deri në një vendim të dytë që e shpall Malin e Tomorrit Park Kombëtar dhe ndalon përfundimisht shfrytëzimin e tij për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Tomorrit ishte rreth 24 mijë e 800 ha dhe u zgjerua me rreth 1.400 ha duke shkuar mbi 26 mijë ha.

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit më 3 shtatorn për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Policia e Shteti ka marrë masa për të mos lejuar asnjë kompani të guroreve për të kryer aktivitetin e tyre në Malin e Tomorrit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se të gjitha rrugët hyrëse në mal që shfrytëzohen nga kompanitë e guroreve për të nxjerrë gurë dekorativ, janë vendosur forca të shumta policie të cilët rrinë edhe gjatë natës me turne, duke mos lejuar askënd që të ushtrojë veprimtarinë që prej vitesh ka shkatërruar Parkun e Tomorrit. Rrugët ku janë vendosur postblloqe të policisë janë: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë-Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik-Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se situata më problematike është në zonën e quajtur Novaj, pasi shoferët e një kompanie guroreje tentojnë vazhdimisht që të hyjnë në mal për të vijuar aktivitetin e tyre.

Kjo situatë pritet të vijoi deri në një vendim të dytë që e shpall Malin e Tomorrit Park Kombëtar dhe ndalon përfundimisht shfrytëzimin e tij për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Tomorrit ishte rreth 24 mijë e 800 ha dhe u zgjerua me rreth 1.400 ha duke shkuar mbi 26 mijë ha.

Pak kohë më parë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit hodhi poshtë VKM-në e qeverisë për zgjerimin e e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit dhe u dha “OK” për fillimin e punës firmave të gurit. Kështu këto firma kanë tentuar që të punojnë por janë ndaluar nga policia. Vetëm dy ditë më parë 7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë shoqëruar në Polici. (report tv)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re