Forca të shumta policie kanë shkuar sot tek “Unaza e re”, aty ku çdo ditë pasdite banorët protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Dhe sot banorët kanë paralajmëruar që do të protesotjnë, por Policia pas arrestimit të gjashtë personave ka shtuar efektivët që mbulojnë këtë protestë.

Siç shihet dhe nga fotot janë dhjetëra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë shkaur në zonë. Nga ana tjetër banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre dhe po ashtu kërkojnë lirimin e gjashtë protestuesve.

Sot Partia Demokratike ka dorëzuar një padi kundër policisë në Prokurori, pasi e akuzon sikur ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj banorëve tek “Astiri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re