Policia bën me dije se me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u dhënë ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset malore që janë përfshirë nga reshjet e borës.

“Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave”, njofton policia.

Policia gjithashtu ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit. Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re