Qindra drejtues mjetesh janë proceduar nga policia pas lehtësimit të masave kufizuese.

Nëpërmjet një deklarate, bëhet me dije se janë proceduar 358 shoferë mjetesh të ndryshme si dhe 93 drejtues biçikletash, të cilët kanë qarkulluar jashtë korosisë së dedikuar për ta.

Njoftimi:

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të pa pajisur me leje drejtimi;
Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme;
Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);
Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;
Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to;

 

#MosDrejtoMjeteNënEfektine

#RespektoSinjaliziminRrugor

#JepuPërparësi

#PedaloNëPistatERezervuara

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re