Skip to content

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike: 35 automjete dhe motomjete të bllokuara

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugët e kryeqytetit, duke vënë në fokus mjetet që shkaktojnë zhurma të larta përmes modifikimeve të paligjshme dhe rrezikojnë sigurinë rrugore.

Kontrollet e zhvilluara në disa zona të Tiranës kanë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues që kryejnë manovra të rrezikshme dhe prishin qetësinë publike. Si rezultat:

Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, duke aplikuar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor përmes kanaleve zyrtare, duke iu garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.