Asnjë aksident rrugor nuk është regjistruar këtë fundjavë në zonat turisike.
 
Përmes një deklarate për mediat drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola u shpreh se krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë javës së fundit janë arrestuar 27 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit.
 
Ndër të tjera ai theksoi se janë pezulluar gjithashtu 113 patenta, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
 
Gjithashtu për mbi 3.500 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
 
Ndërkohë Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re