Policia Rrugore ka vepruar me dorë të hekurt duke gjobitur me 40 mijë lekë automjetin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj është gjobitur pasi ka përdorur fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, si edhe për parkim të gabuar.

Gjithashtu dorës së hekurt të policisë rrugore nuk i kanë shpëtuar as deputetë dhe efektivë që parkojnë gabim.

Njoftimi i policisë:

Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.

Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re