Policia rrugore e Tiranës vijon kontrollet e rrepta për shkelje të limitit të shpejtësisë në autostradën Tiranë-Durrës.
Uniformat blu kanë publikuar një video ku është ndaluar një 26 vjeçar nga Fieri, i cili ishte duke udhëtuar me një shpejtësi prej 162 kilometrash ne ore. Te riut i është hequr leja e drejtimit.
Ndërkohë patrullat e policisë rrugore kane ndaluar edhe drejtues të tjerë mjetesh, të cilët udhëtonin duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
