Policia rrugore pritet të aplikojë shumë shpejt testet për dallimin e të paktën 8 llojeve narkotikësh për drejtuesit në timon.

 

Ky model drageri është blerë nga policia dhe ndryshe nga testi i alkoolit ku drejtuesve u kërkohet të fryjnë, në këtë test merren mbetje nga goja e drejtuesve e më pas në një hark kohor të 4 deri në 8 minutave drageri i ri i analizon.

 

Por për ekspertët ndonëse një test i tillë në vetvete shërben për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë rrugore, ka një handikap.

 

Hoxha thotë se ministria e shëndetësisë duhet të zbatojë ligjin për homologimin e këtyre pajisjeve testuese pasi në të kundërt kemi shkelje të të drejtave të njeriut.

 

Aktualisht një drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë si dhe i hiqet patenta deri në një vit. Në rast se masa e përdorimit të narkotikëve është e madhe atëherë policia procedon me arrestim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re