Policia e Shtetit ka shfuqizuar të gjitha autorizimet e lëshuara për lëvizjen e detyruar të automjeteve dhe qytetarëve gjatë këtyre ditëve të vështira. Në një njoftim për mediat, policia sqaroi se shfuqizimi është në fuqi deri të hënën në orën 05.00.

 

“Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020. Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery). Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re