Shemsi Prençi, ish drejtues policie foli në studion e Fax News për protestën e sotme duke thënë se veprimet e kryera nga policia janë në shkelje flagrante të ligjit.

Prençi tha ndër të tjera se është e trishtë kjo përplasje mes demokratëve dhe se policia duhet të ishte në mbrojtje të subjektit publik dhe njerëzve të ndodhur aty, jo të kalonte në sulm kur turma sipas tij nuk ishte aggressive.

Ai tha se edhe ekspertët do e analizojnë këtë sjellje të policisë dhe është totalisht e pajustifikueshme dhe në shkelje të lirive dhe drejtave të njeriut.

Si e cilësoni pjesën e parë kur policia qëndroi pasive?

Prençi: Më lejoni që nëpërmjet televizonit tuaj të përcjell keqardhjen time për atë që ka ndodhur sot mes demokratëve. Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte kjo ditë.

Sot, me disa miq të mi kujtuam të ndjerin Mirush Mati për atë që tha 15 vite më parë dhe ja ku ndodhi.
Nuk ndihet mirë çdo shqiptar që të ndodhë një përplasje e tillë brenda llojit. Po të bëj analizën si ish polic, do të kishte dyer të blinduara kam thënë dhe kur të nisnin veprimet e dhunshme ndaj objektit, ai është publik. Policia është e detyruar me ligj ta mbrojë.

Ndërhyrja e policisë, duhet të jemi shumë konçizë me ligjin, është flagrante në kundërshtim me ligjin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në momentin që policia merr nën kontroll objektin nuk duhet të përdore gaz apo mjete kundër turmës. Sot e ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

Nuk duhet të përdorte gaz as në oborrin e partisë Demokratike.

-Lënda e tillë duhet të përdoret kur agresiviteti i sulmit vepron mbi objekt apo mbi personat e ndodhur aty.

Kam besimi se edhe ekspertët do të japin një raport mbi veprimet e policisë.

Ligji parashikon që kur nuk ka intensitet sulmi ndaj objektit policia duhet të qëndrojë në mbrojtjeje jo në sulm. Është e pajustifikueshme!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re