Linus Phillip u vra nga policia në Largo të Floridas, pasi ai u përpoq t’iu ikë oficerëve. Zyrtarët policorë të përfshirë në të shtënat fatale nuk do të ndiqen penalisht, por policia në Largo po vazhdon një hetim pas vdekjes së tij.

Dy oficerët policorë erdhën pa paralajmërim në shtëpinë e funeralit ku ishte vendosur trupi i Phillipit dhe përdorën gishtin e tij në një përpjekje për të zhbllokuar telefonin e tij. Mirëpo, ata nuk e njoftuan paraprakisht familjen e tij, as nuk morën urdhër për këtë veprim.

Gjykata Supreme ka pohuar se policia nuk mund ta bëjë një veprim të këtillë pa një urdhër, por situata është e komplikuar ligjërisht kur pronari i telefonit është i vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re