Skip to content

Policia shpall në kërkim tifozen që rrëzoi dhjetëra çiklistë me pankartën e saj në Tour De France

Organizatorët e Tour de France do të paraqesin një ankesë kundër tifozes që shkaktoi një aksident të çiklistëve gjatë fazës së parë të këtij edicioni.Tifozja në fjalë mbante një parullë që ia drejtonte kamerës, ku shkruhej një mesazh për gjyshërit dhe gjyshet duke shkaktuar një përplasje të madhe që përfshinte më shumë se 20 çiklistë.

Xhandarmëria së krahinës Finisterre, nisi një apel për të identifikuar tifozen. Akuzat e ngritura kundër saj mund të sjellin dënimin me burg deri në një vit dhe një gjobë deri në 15 mijë euro. Ajo mund të përballet edhe me një procedim penal nga organizatorët e turit të Francës.

Drejtori i turneut, Christian Prudhomme, e konsideroi sjelljen e tifozs “të papranueshme” dhe nisi një apel për të gjithë që dëshirojnë të ndjekin Tour de France të kenë kujdes për të shmangur incidente të tilla.

Rrëzime masive për shkak të një pankarte/ Video e frikshme në Turin e Franës

/faxweb