Protestuesit kanë goditur vazhdimisht me gurë punonjësit e policisë, ndërsa është marrë vendimi që të shtohen masat për shpërndarjen e turmës.
Policia ka përdorur makinat ujëhedhëse që kanë përqindje piperi duke mos kursyer askënd që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme, qofshin protestues apo gazetarë.
Tensionet vijojnë ndërsa protestuesit kërkojnë drejtësi për ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Pasi policia ka hedhur gazlotsjellës dhe makina ujëhedhëse, protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Financave ku kanë goditur me gurë e kanë shqyer xhamat.
Prezencë e madhe e efektivëve ndodhet pranë kryeministrisë ku dyert dhe xhamat janë mbuluar me llamarinë në rast se protestuesit tentojnë ti vendosin flakën sërish, njësoj sic ndodhi në protestën e djeshme. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
