Subscribe

Ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve njoftoi ndalimin e qarkullimit te çdo personi pas orës 20:00, policia e shtetit duke nisur nga kjo e mërkurë ka shtuar inspektimet në rrugët e Tiranës për të ndëshkuar të pabindurit.

 

Në lagjet dhe rrugët kryesore të Tiranës,nga vezhgimi i Vizion Plus, është vënë re një shtim i efektiveve, të cilët kanë gjobitur çdo qytetar që nuk mban maskë anti-covid.

 

Por kishte edhe nga ata qytetarë që kanë kundërshtuar uniformat blu.

 

Policia e Shtetit është vënë sërish në gatishmëri të përforcuar pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve.

Deri më tani janë vendosur mbi 60 mijë gjoba në total ndërsa nuk mungojnë rastet e qytetarëve që janë gjobitur për herë të dytë. Ndërkohë janë me qindra biznese që janë gjobitur pasi nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes se aktivitetit. Burimet bëjnë të ditur se numri i gjobave të vendosura është rritur sidomos gjatë ditëve të fundit.

 

Edhe pse nga qeveria, Komiteti dhe nga policia e shtetit çështja e COVID-19 është marrë me seriozitet dhe me dorë të ashpër kundër të pabindurve, OSHEE ende nuk ka vjele asnjë gjobë për maskën. Këto gjoba duhet të ishin zbatuar në faturën e energjisë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re