Policia spanjolle arreston 12 shqiptare, po udhëtonin ilegalisht me një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos. Destinacioni final ishte…

policia-spanjolle.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare, pasi u kapën në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos.

Sipas mediave, shqiptarët u futën në mënyrë të fshehtë brenda portit me anë të një kamioni që transportonte tuba.

Dy prej shqiptarëve u zbuluan në det të hapur, ndërsa të tjerët ishin fshehur në anije. Destinacioni përfundimtar ishte porti i Glasgoë, në Skoci.

12 shqiptarët u dërguan në zyrat e Policisë Kombëtare. Për dy prej tyre është hapur një proces dëbimi, ndërsa dhjetë të tjerët janë në periudhë të qëndrimit ligjor.

Ndërkohë më 15 shtator, Grupi i Kufijve Detarë të Policisë Kombëtare, në Bilbao, zhvilloi një operacion kundër klandestinëve që synojnë të mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjentët zbuluan një kamp të përbërë nga disa tenda të vendosura nën njërën prej urave të hyrjes në portin e Bilbaos, në të cilin ishin strehuar shtatë qytetarë me kombësi shqiptare.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë