Adriatik Lapaj ka njoftuar se është ngritur një grup pune me avokat për të liruar qytetarët tëbcilët janë arrestuar gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve në vend.

Ndër të tjera Lapaj i bën thirrje policisë të vetpërmbahet ndërsa qytetarëve dhe rinisë të bashkohen sërish sot në 17:00 për të protestuar sërish.

NJOFTIM
Në këto 48 orë kanë ndodhur shoqërime dhe arrestime të rinisë që proteston me dinjitet.

Jemi munduar me kolegët të asistojmë sa mundemi. Në këtë kuadër kemi ngritur një grup pune me avokat për të qenë në dispozicion të çdo qytetari.

Grupi punës drejtohet nga kolegu Redon Meksi. Ftoj kolegët avokat që duan të bashkohen të na kontaktojnë!

Ftoj qytetarët që përballen me këto probleme të kontaktojnë Redon Meksi ose mua për të asistuar.

I bëj thirrje Policis së Shtetit të vetpërmbahet pasi asnjë centimetër i pronës publike nuk është cënuar. Rrini e mos u përzieni sa kohë po protestojmë edhe për bukën tuaj. Rrini! Nuk po dëmton rinia askënd. Të cënuar jemi ne rinia e vendit që po përzihemi nga atdheu jonë.

I bëj thirrje bashkëqytetarëve në mbarë vendin të reagojnë kundër abuzimit me çmimet e karburanteve dhe ushqimeve.

Mos harroni…dhe ushqimeve…

I bëj thirrje fermerëve të reagojnë për problemet që kanë…

Thirrje bizneseve të reagojnë…

Në foto kolegia Gjyljana Bakalli. Një qytetare model.

NË 17.00 TE SHESHI…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re