Banorët e Baldushkut së bashku me avokatin mbrojtës të tyre Leonard Cullhaj, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku shprehen se aksioni i firmës së ndërtimit, të cilës i erdhi në ndihmë edhe policia është i paligjshëm.
Banorët kërkojnë që të shohin hartën e projektit për ndërtimin në fshatin e tyre, që zyrtarisht sipas Bashkisë së Tiranës do të bëhen për të strehuar banorët e prekur nga tërmeri i Nëntorit të 2019-tës.
‘Banorët nuk kundërshtojnë ndërtimin e banesave për personat e prekur nga tërmeti, por punimet që kundërshtohen prej banorëve janë ato që tejkalojnë gjurmën e përcaktuar në VKM e firmosur nga ana e kryeministrit. Siç e shihni dhe vetë dëmi që është bërë është kolosal.
Bashkia dhe policia janë në tejkalim të kompetencave, firma e ndërtimit nuk iu ka paraqitur banorëve asnjëlloj dokumentacioni, dhe asnjëlloj autorizimi për fillimin e punimeve. Këto janë vendime arbitrarem banorët duhen sqaruar, pasi kanë një jetë që investojnë për shtëpitë e tyre.
Ne i kemi kërkuar firmës dokumentacionin, ndërsa përgjigja që kemi marrë është se juristi i tyre është me pushime. Në lidhje me vendin ku po kryhen punimet, banorët e kanë të tyren pasi e kanë të trashëguar. Ka vendim për kompesim financiar, dhe banorët i kanë kërkuar kompesim fizik”, tha avokati Cullhaj.
Sot policia dhe punonjësit e firmës private nuk janë duke kryer punime në zonë, ndërsa banorët kërkojnë që të mos ketë devijim nga gjurma e projektit të vendosur me VKM.
Gjatë ditës së djeshme pati përplasje edhe fizike mes banorëve të Baldushkut dhe punonjësve të policisë, ndërsa sot situata duket më e qetë, edhe pas vëmendjes së madhe mediatike që kjo ccështje mori.
Degjeneron situata në Baldushk, një grua humb ndjenjat/ Banorët: Do ndërtohen 52 vila, çfarë është kjo hata e zezë që po na bëhet (Video live)
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
