Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar aksionin e policise kunder kanabisit në Lazarat ne vitin 2014 duke premtuar hetimin e operacionit.

 

Ne perfundim te vizites ne Lazarat dhe Gjirokaster, Berisha e akuzoi kryeministrin TRama për krime kundër banoreve të Lazaratit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

” Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parrë kurrë në ekzistencën e tij. Në Lazarat të gjitha të dhënat janë se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryejnë krime kundër njerëzimit. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime dhe Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për secilin prej tyre. “

 

 

Berisha ka akuzuar qeverine edhe per situaten ku ndodhet minoriteti grek në jugun e vendit.

 

“U thashë bashkëbisueduesve të mi në minoritet se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre. Ai e faktoi këtë me ekzekutimin ekzemplar të një njeriu i cili sot mund të ishte gjallë në gjirin e familjes së tij. “

 

Kryetari i PD, Berisha ka reaguar edhe per 50 vjetorin e Akademise, duke kritikuar kreun e saj Skender Gjinushin.

 

“Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike në Europë dhe në botë nuk ka.”

 

Sipas Berishes drejtimi i Akademise nga Skender Gjinushi shënon një regres për një institucion që në drejtimin e tij ka pasur figura si Aleks Buda.

 

“POLICIA, TERRORIZEM NE LAZARAT”

 

BERISHA PREMTON HETIMIN E AKSIONIT KUNDER KANABISIT

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re