Një ditë më parë, policia doli me deklaratë zyrtare se në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamzë, nusja kishte përdorur dhunë kundrejt vjehrrit dhe vjehrrës së saj.
Ndërsa Policia kishte shkuar në vendbanim duke shuar konfliktin. “Shqipëria Live” shkoi në shtëpinë e zonjës me inicialet B.P., dhe mësoi variantin e saj të historisë.
Ajo pretendon se po jeton në një dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra. Zonja thotë se ishte e vetmja që punon dhe paratë që fitonte ia merrte bashkëshorti, ndërsa vjehrra nga krahu tjetër e kërcënon se do ta nxjerrë nga shtëpia.
Zonja është mes dy zjarresh, pasi në njërin krah është vjehrra që inkurajon djalin të përdorë dhunë fizike ndaj saj, ndërsa në krahun tjetër nuk e përballon që të dalë e vetme me dy fëmijë. Pamundësia ekonomike e ka çuar në një çështje të tillë.
“Si vjehrra dhe burri më dhunojnë. Që të dy janë kundër meje. Unë nuk i kam rrahur. Unë nuk e godas, ajo është nëna e burrit tim. Është si nëna ime. Bëj 11 vite martesë dhe vjehrra të më thotë dil jashtë së bashku me fëmijët, ku të shkoj unë. Vjehrra i thotë burrit bjeri, pse nuk punon. Unë fëmijët me burrin i kam, nuk janë vetëm të mitë.
Ai kërkon lek për të dalë me pi kafe, po ku ti marr unë. Vjehrra tani ka ik te motra e vet. Policia nuk e kapi dot burrin kur e thirra se iku sa i pa, ai ka qenë nëntë muaj në burg, para disa vitesh. Mora fëmijët dhe shkova në Gjermani. Kërkova azil dhe nuk më pranuan. Tani ndihem e kërcënuar, kur më rreh burri, kur vjehrra më thotë dil nga shtëpia. Vjehrra nuk ka urdhër mbrotje nga unë. As djali nuk e ka rrahur ndonjëherë”, tha ajo.
/faxweb
