Për rrethanat e aksidentit të një dite më parë ku humbën jetën dy të rinj policia lokale jep pak detaje. Sipas tyre kamioni do ti nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e aksidentit fatal.

Ndërsa, Luan Biba, një prej administratorëve të kompanisë Biba-x e cila është nënkotraktor i Gener 2, në punimet e bypass është duke kryer asfaltimin e segmentit rrugor, në km e 25-të.

I kontaktuar telefonikisht , Biba tha se kamioni nuk trasportonte inerte dhe se ata nuk punojnë në atë segment.

“Isha ne vendngjarjen e aksidentit dhe besojmë se aksidenti është shkaktuar ose si pasojë e shpejtësisë ose pakujdesisë. Rruga ishte e drejtë dhe është e pamundur të dalësh nga rruga. Po ashtu ne nuk punojmë në atë segment. Ne aktualisht po asfaltojmë nga në km e 25 -të.

Kamioni nuk kishte ngarkesë inertesh sepse nuk kryente trasport. Kemi nisur asfaltimin nga km 29 , ndërsa aksidenti ishte në km e 18. Për ne kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ishin punonjësit tanë dhe lanë pas familje dhe fëmijë” -tha Biba.

Ky është aksidenti i dytë në kantierin e bypass. Rreth një vit më parë, shkëputja e një masivi shkëmbor, dëmtoi shoferin e një kamioni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re