Është zbardhur dëshmia që dha në Polici autori i krimit të dyfishtë që ndodhi gjatë ditës së sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Përparim Tela (Ademi) është shprehur se ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi, dhe për këtë arsye ka qëlluar ndaj saj dhe të motrës, Zhaneta Metani.

Tela ka thënë se kishte dyshime se Kristina e tradhëtomnte dhe përpara oficerëve të policisë gjyqësore është shprehur se aktin e rëndë e ka ndërmarrë për shkak të xhelozisë.

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk ka pasur si qëllim ti largohej drejtësisë, por se do të vetëdorzohej në polici për tu përballur me drejtësinë. Kjo hedh poshtë dhe pretendimet e policisë së Tiranës se arrestimi i tij u bë pas një presioni të jashtëzakonshëm nga ana e tyre.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e sotme, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdêkje nga Përparim Tela (Ademi), dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo duhet se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasoja kaq të rënda.

Drejtori i Pòlicisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh gjatë një komunikimi me mediat se në momentin kur ka ndodhur vrásja të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijët e njërës prej vìktimave, të cilët po merren në pyetje në prani të psikologëve për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Ata pritet që të japin edhe një përshkrim të saktë të mënyrës sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë, për të cilën pòlicia u njoftua nga fiqnjët e vìktimave, që dëgjuan krismat e ármës. (LEXO EDHE KETU LAJMIN)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re