Skip to content

Policia ukrainase: Trupat e tre personave të masakruar gjenden në një gropë pranë Bucha-s

640 0 b6b240f4 dd38 4128 b06f c006f90d387f 1651341300

Trupat e tre personave janë gjetur në një gropë afër Bucha, ka thënë policia ukrainase.

Trupat u gjetën të premten në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse.
“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë gojët. Ka gjurmë torture në kufoma,” tha policia rajonale e Kievit në një deklaratë
Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Ndërkohë Ukraina ka nisur një gjueti për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha.
Burimi: Ora News