Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ” Mospagim i taksave”,”Fshehja e të ardhurave”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

  • D.H, 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

-A.T, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe nuk ishte i pajisur me kasë fiskale.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Berat deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re