Poligamia është ndaluar në Izrael për disa dekada, por kjo praktikë është ende e përhapur në komunitetin e varfër të beduinëve arabë në atë vend. Izraeli kërkon t’i japë fund zakonit të vjetër duke sjellë për herë të parë në gjyq beduinë të dyshuar për poligaminë.

Shumë beduinë e interpretojnë këtë masë si një mënyrë për të zvogëluar numrin e anëtarëve të komunitetit të tyre dhe për të ndjekur penalisht disa sosh.

Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë izraelite, Emi Palmor, e cila kryeson fushatën, thotë se ajo është i vendosur të zbatojë ligjin. Ajo kaloi dy vjet duke hulumtuar problemin dhe duke diskutuar zgjidhje me aktivistët beduinë.

Poligamia tani paraqitet si një problem i vërtetë sigurie, domethënë një kërcënim për krijimin sionist të Izraelit.

“Poligamia do të thotë më shumë fëmijë beduinë, dhe do të thotë më shumë probleme demografike nga perspektiva sioniste”, tha avokati për të drejtat e njeriut. Ravi Aburabi.

Beduinët, pasardhës të fiseve nomade, janë pjesë e pakicës arabe izraelite prej 1.8 milion dhe përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë së Izraelit.

20 deri 30 përqind e beduinëve praktikojnë poligaminë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re