Politika ka ftuar të dëgjojë një nga inisiatorët e nismës “S’ka ma turp”, aktive prej muajsh në rrjete sociale, duke patur si synim denoncimin e amoralitetit në programe televizive e jo vetëm, duke u fokusuar dhe në të tjera lloj turpesh të shoqërisë shqiptare, njëherësh dhe në ndërgjegjësimin e opinionit mbi dëmet e tyre te individi e shoqëria.

Është vetë Fabian Zhilla që vlerëson këtë pikëtakim me politikën, ku kjo e fundit dëgjon prej tij atë që vërtet klasifikohet si turp.

“Sot nisma qytetare S’KA MA TURP u ftua për një dëgjesë nga Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, respektivisht nga Kryetarja znj. Flutura Açka dhe zv. Kryetari z. Petro Koçi.

Takimi zgjati mbi 45 minuta ku u diskutuan në mënyrë të përgjithshme shqetësimet e ngritura nga Nisma. Është për tu vlerësuar fakti që përfaqësuesit e lartë të Komisionit jo vetëm I dëgjuan me seriozitet shqetësimet e Nismës por treguan gatishmërinë për të konsultuar mjetet ligjore të cilat ju mundëson ligji për ti adresuar këto shqetësime.

Nisma qytetare SKA MA TURP falënderon znj Açka dhe z. Koçi për pritjen dhe mbi të gjitha për premtimin për të ndjekur më tej të problemeve që ngre Nisma jonë brenda suazave të ligjit.

U dakortësua që komunikimi midis drejtuesve të Nismës dhe Komisionit Parlamentar respektiv të vijojë për të parë në mënyrë më konkrete mundësitë e bashkëpunimit në lidhje me problemet e ngritura nga Nisma jonë”, shkruan Zhilla, një i diplomuar në Harvard për çështje sigurie, njëherësh dhe aktiv si figurë e shoqërisë civile për të denoncuar të keqen shoqërore.

Më e pakta, sa i takon programeve televizive me ndyrësirllëqe amorale, të tipit Përputhen apo Big Brother, Nisma ku ai është inisiator kërkon ndërhyrjen e AMA-s për t’i ndaluar që përversitete të tilla t’i serviren publikut. /tesheshi.com/      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re