Politika shqiptare ka qenë e përçarë edhe në festën e Pavarësisë, ku kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë veç e veç homazhet në varrin e Ismail Qemalit në Vlorë.

Berisha deklaroi se nuk kishe marrë ftesë nga Rama për t’iu bashkuar në homazhet në monumetin e Pavarësisë.

Por ish-kryeministri theksoi se edhe nëse do të kishte marrë ftesë me Pashiqin, siç iu drejtua ai Ramës, nuk do të bëhej kurrë në varrin e Ismail Qemalit.

“Shqipëria s’do të jetë më e sunduar nga Pashiqi, apo vëllai i Vuçiç, Edi Rama.

Nuk kisha asnjë ftesë dhe po të kisha me Pashiqin në varrin e Ismail Qemalit nuk bëhesha kurrë.

Nuk ka bashkim me të, por betejë pa kthim gjer në largimin e tij”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re