Media greke i ka bërë jehonë faktit për një status të ri legjislativ të figurës dhe funksionit një Myftinie dhe të vetë Myftiut në territorin e saj, aty ku ka pakica muslimane.

“Me rregulloret e reja legjislative të Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare që u dorëzuan në Kuvend, nis krijimi i një Myftinie moderne, me në krye Myftiun, i cili do të gëzojë prestigjin që i përgjigjet postit të tij”, shkruan Protothema.

“Këto rregullime për përmirësimin dhe modernizimin e myftinive mbulojnë një boshllëk të rëndësishëm në legjislacion për një sërë çështjesh me rëndësi thelbësore për pakicën myslimane të Trakës, me respekt absolut për identitetin e tyre fetar”, citohet të ketë thënë ministria e linjës.

Prej saj theksohet se “Kuadri institucional i ri, modern dhe i integruar për Myftinitë në Thrakë merr parasysh imperativët kushtetues si dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë, të përcaktuara nga Traktati i Lozanës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu, një sërë problemesh që ishin evidentuar në praktikë dhe që, qoftë për shkak të dispozitave të paqarta që ishin në fuqi deri tani, qoftë për shkak të ndryshimeve të rrethanave, ishin pengesë për funksionimin e mirëfilltë të myftinive, për t’i shërbyer nevojave fetare të pakicës myslimane të Thrakisë, për menaxhimin efektiv të çështjeve fetare dhe ushtrimin e duhur të kompetencave juridiksionale të Myftinjve”.

Rregulloret legjislative parashikojnë:

 “-Një kuadër i plotë për organizimin dhe funksionimin e Myftinisë, me dispozita për akomodimin e tyre, për sigurinë, për transferimin e burimeve njerëzore, për udhëtimet, për mbulimin e shpenzimeve për punën e tyre, për botimin e formularëve, për krijimin e faqet e internetit etj. Në këtë mënyrë promovohet në mënyrë të vendosur pavarësia financiare e institucionit, ndërsa në të njëjtën kohë lehtësohet puna e përgjithshme e Myftinive dhe Myftinjve, forcohet imazhi dhe prestigji i tyre.

Zhvendosja e theksit, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani, nga personi i Myftiut tek institucioni i Myftinisë, mirëfunksionimi i të cilit promovohet, forcohet dhe garantohet nga shteti.

Përshkrim i qartë i statusit të trefishtë të Myftiut në vendin tonë: ministër fetar, shef shërbimi publik dhe zyrtar me kompetenca juridiksionale. Bashkëekzistenca e këtyre tre cilësive tek i njëjti person imponon një përgjegjësi të veçantë të shtetit në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes dhe funksionimit të tyre.

Mbrojtja edhe në nivel individual e prestigjit të Myftinjve, me dispozita për konstatimin e papajtueshmërive dhe pengesave për të kufizuar rrezikun e akuzave ndaj tyre dhe për të shmangur dyshimet për integritetin e tyre”.

Regullimet legjislative përmbajnë dhe pika të tjera, si mënyra e emërimit  të një Myftiu etj.. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re