Skip to content

Politika ‘harron’ festat dhe pushimet. Nesër PS mbledh Asamblenë, të dielën opozita zhvillon protestë kombëtare

rama berisha

Kjo fundjavë festash dhe pushimi për qytetarët nuk pritet të jetë e tille për politikën e vendit. Dy forcat kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitete të rëndësishme që rikthejnë vëmendjen te zhvillimet e brendshme dhe përplasjet në terren.

Paraditen e së shtunës, Partia Socialiste mbledh në Lalëz Asamblenë Kombëtare, ku në fokus do të jetë organizimi i brendshëm i partisë dhe ristrukturimi i saj në prag të sfidave të ardhshme politike. Në Asamblenë socialiste do të diskutohet mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të degëve të kësaj force politike, si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Ndërkohë, të dielën pasdite, në ditën e Sulltan Novruzit, Partia Demokratike pritet të zbresë sërish në shesh me një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke sinjalizuar vijimin e aksionit opozitar. Opozitarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë, largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit dhe zgjedhjet të lira dhe të ndershme.