E ftuar në studion e “ABC News”, avokatja e popullit, Erinda Ballanca, ka folur për konfliktin e zhvilluar mes Presidencës dhe mazhorancës, ndërsa u ndal edhe te paketa “Anti KÇK” e cila sipas saj është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Ajo theksoi se është me rëndësi që deklaratave politike të përgjigjemi me dokumente ligjore. “Qeveria nuk duhet vetëm të mendoje se jemi në kushte të emergjencës, por duhet ta bëjë të ditur atë”, u shpreh ajo.

Në gjykimin e avokatit të popullit Ballanca tha se nuk ka as nevojë dhe as urgjencë që policisë ti jepen të gjitha të drejtat.

Sa në përputhje me të drejtat e njeriut është ky akt normativ?

Ballanaca: Kur ka kufizim të lirive të individit lindin pikëkëpyetje në lidhje me kufizimet kur këto ligje vendosen. Rregullat thelbësore që ne kemi parashikuar në Kushtetutë janë e drejta e lirisë e cila është e garantuar dhe nuk mund të cënohet nga ana e shtetit.

Ka një problematikë në lidhje me shtetin e së drejtës që është paraqitur edhe nga avokati i popullit. Krimi duhet luftuar dhe duhet garantuar siguria publike, por kjo duhet të bëhet me mjete të ligjshme. Konventa ka përcaktuar se deri në çfarë limiti mund të bëhet kufizimi i këtyre lirive, që janë të pacënueshme. Janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut edhe të drejtat e kriminelëve. Jemi në proces vlerësimi, me të drejtën e opinionit nuk pranohet më asnjë proces vlerësimi.

Ka një lloj fryme populiste në këtë situatë, politika po e shfrytëzon ketë frymë populiste?

Ballanca: Besoj që kjo është kthyer është një nga ato frymat që e kemi si problem kryesor. Beteja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vendet e tjera është një betejë me qeverinë. E rëndësishme është që të drejtat që i kemi arritur nuk duhet të mendojmë se i kemi përgjithmonë, por duhet ti mbrojmë.

A është situata e tillë që të justifikojë këtë akt normativ?

Ballanca: Në Shqipëri kemi përcaktuar rregulla, por nuk janë kushte ligjorë për të justifikuar një cënim të tillë. E drejta për të bërë ligje i takon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Aktet normative në Republikën e Shqipërisë janë të jashtëzkonshme. Për të drejtat që kanë të bëjnë me lirinë e individëve në gjykimin e avokatit të popullit është e ndaluar të bëhen të tilla veprime me aktin normativ.

Përse kërkoni kaq gjatë për të arritur në përfundimin ka apo jo shkelje? Do presim ne që ju ta çoni në Gjykatë Kushteuese?

Ballanca: Shkelja egziston sot nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese që të japë zgjidhje. Pres që Parlmaneti të reflektojë, ne nuk jemi për lirinë e krimit. Politika në Shqipëri duhet të reagojë. E drejta e qeverisë për të bërë ligje është shumë e kufizuar.

A ka Gjykata Kushtetuese raste ku të jetë shprehur për akte normative?

Ballanca: Aktet normative kanë pasur një shumë më të vogël shtrirjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re