Politika duhet të jetë e hapur për përfshirje të gjithë shoqërisë, ndërsa problemet që përballen shqiptarët nuk janë thelbi i debatit në politikë. Kështu u shpreh nga Shkodra, ish deputetja Valentina Leskaj, e cila theksoi se politikanët flasin më shumë për veten, sesa për njeriun.

Sipas Leskaj, gjuha e urrejtjes që përdor politika ndikon tek brezat e ardhshëm dhe për këtë duhet të reflektojmë. Ajo tha se të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e politikës dhe mos të lejojnë të tjerët ti marrin në dorët fatet e tyre.

E pyetur nëse ka një këshillë për Edi Ramën, Leskaj tha se shpreson në një ndryshim të Partisë Socialiste.

“Të rinjtë duhet të jenë aktiv në politikë, që të mos lejojnë të tjerët të marrin në dorë fatet e tyre. Shpresoj për një ndryshim dhe në Partinë socialiste, ajo duhet të jetë më e hapur për qytetarët. Politikanët më shumë flasin për veten e tyre”, ka thënë mes të tjerave Leskaj.

Deklaratat, Leskaj i bëri gjatë promovimit të librit të ri “Politika si ide”, një libër që i drejtohet pikërisht politikës. Leskaj vjen me promovimin e këtij libri 3 vite pas largimit nga politika.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re