Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, 84 vjeçe, është betuar si kryetare e re e Komitetit të Politikës së Mbrojtjes të SHBA-së, tha Pentagoni.

Ky zhvillim vjen pothuajse saktësisht një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga komiteti këshillues.

Albright është kryetarja e parë e Komitetit që kur Sekretari i Mbrojtjes Iloyd Austin nisi një auditim të komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti, shkruan CNN.

“Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Komiteti po përshtatet me natyrën në ndryshim të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara të gjithë kundërshtarëve të mundshëm,” tha Albright në një deklaratë.

Në fillim të shkurtit, Austin shkarkoi qindra anëtarë të 42 komiteteve, duke përfshirë anëtarë të diskutueshëm të emëruar gjatë administratës Trump.

Trump rrëzoi Albright dhe Kissinger

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump largoi nga bordi disa ekspertë të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë dhe Albright, ish-Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.

Për momentin, Albright është e vetmja anëtare e Komitetit të Politikave të Mbrojtjes, sipas faqes së internetit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Komiteti i Politikave të Mbrojtjes është një grup i jashtëm këshillimor i ish-zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare, të cilët “i japin Sekretarit dhe Zv.Sekretarit të Mbrojtjes këshilla dhe opinione të pavarura për çështjet e politikës së mbrojtjes në përgjigje të detyrave specifike të tyre”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re