Kryetari i PD, Lulzim Basha, takoi dhe bisedoi sot me shumë qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të Fushë Krujë, për të cilët thotë se kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre.

“Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë”, shprehet Basha.

Sipas kryedemokratit, kjo qasje politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që pikë refermi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, rritjen e taksave, rënien e fuqisë blerëse dhe papunësinë e lartë që ka vështirësuar jetën e tyre.

“Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë.  Ne jemi të bindur se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit është jetike dhe intensifikimi i saj do të çlirojë energji të jashtëzakonshme në ekonomi , duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të vendit në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian 🇦🇱🇪🇺”, – u shpreh Basha vizitës në Fushë-Krujë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re